Maqedoni, u jepen 366 personave vendime për izolim ndërsa 261 të tjerë nënshkruajnë deklaratë për vetizolim

10:23 | 20 Qershor 2020
A. B.

Gjatë ditës së djeshme (19/20.06.2020), sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 366 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 261 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Policët poashtu kanë kontrolluar personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, nga ku është vërtetuar se një person nuk e ka respektuar izolimin, dhe tre persona të tjerë nuk kanë respektuar masën e vetizolimit.

Sipas MPB-së, policia e Maqedonisë ka regjistruar 659 shkelje të masës për mos-mbajtje të mbrojtjes personale, apo maskës në fytyrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme