Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme qeveritare miratoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që kthen në punë të sëmurët kronikë, me përjashtime.
“Të punësuarit të cilët janë të liruar nga puna në bazë të listës së konfirmuar të sëmundjeve kronike të kthehen në vendet e tyre të punës dhe rregullisht t’i kryejnë detyrat e tyre të punës. Përjashtim nga kjo do të jenë vetëm personat (pacientë) te të cilët sëmundja është në fazën e përkeqësimit dhe për ata me sëmundje malinje, për të cilët do të jepet vërtetim me udhëzim dhe mendim nga mjeku specialist, në bazë të të cilit vërtetim këta persona do të shfrytëzojnë pushimin mjekësor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në kuadër të mbledhjes është vendosur që gratë shtatzëna të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat e Qeverisë./Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...