Siç afrohen muajt dimëror, zmadhohet edhe prania e grimcave PM10 në ajër. Megjithatë, ditëve të kaluara qytetarët nuk mund të informohen për cilësinë e ajrit, sepse stacionet matëse në Lisiçe, Gazi Babë, Aerodrom, Mrshevci, Lazaropole, Veles dhe Manastir janë jashtë funksionit.
Pikërisht këto vende viteve të kaluara janë më të ndoturat gjatë periudhës së dimrit.
Tv21 ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor se pse pikërisht në këto vende stacionet matëse janë nga funksione. Por, nga atje thonë se përgjigje për këtë çështje do te ketë pas tri ditëve.
Reaguan edhe shoqatat ekologjike, nga koalicioni qytetar “02” thonë se janë të zemëruar për neglizhencën nga ana e ministrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, nga Bashkia e Shkupit thonë se po ndërmerren masa për tejkalimin e ndotjes së ajrit.
Në dy aparatet për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit ishin vendosur në vitin 2013 dhe kushtuan 900 mijë euro. Ndërtimi i stacionit qendror matës është pjesë e projektit të BE-së për përmirësimin e mjedisit jetësor, që kushton pesë milionë euro.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...