Shtëpia mbetet ende opsioni i parapëlqyer i pjesës më të madhe të qytetarëve për të kaluar festat e ndërrimit të viteve.
Një pjesë e tyre, të anketuar nga Alsat, thonë se kjo është zgjedhja e tyre, përshkak të kushteve ekonomike .
“Në shtëpi, në asnjë vend tjetër. Financat janë të dobëta e kështu më radhë…- Po unë do të doja në ndonjë vend shumë të bukur por çfarë të bëjmë.”
“Në shtëpi, sepse nuk ka para.”
“Në shtëpi, nuk ka para të them të drejtën. Çdokush do të donte të dalë të festojë jashtë por kur nuk ke para, rri në shtëpi, ulesh para televizorit dhe aq.
“Po me familjen, po edhe vitet janë në pyetje edhe koha është ashtu. Më mirë të qëndrojmë në shtëpi, të shikojmë, të dëgjojmë televizor, program të mirë etj…”
“Xhepi nuk lejon, më mirë më familjen, me nipërit dhe mbesat në shtëpi.”
“Të gjithë kërkojmë si t’ju them më shumë kushte njerëzore, nuk janë problem vetëm paratë, mund te jetë edhe më lirë dhe më modeste, por me njerëz të mirë.”
“Në shtëpi, me familjen”
Ndërkohë përveç zbukurimeve nëpër rrugë dhe sheshe, komuna e Çairit edhe Qyteti i Shkupit nuk kanë organizuar asnjë manifestim publik për pritjen e Vitit të Ri 2018. E vetmja që ka përgatitur një program simbolik është komuna Qendër, ku ky manifestim ka karakter human./Alsat M
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale