Qeveria është duke menduar t’u ndihmojë komunave për ta mbyllur “vrimën” financiare në të cilën janë fundosur me vite të tëra.
Ndonëse një pjesë e kryetarëve të komunave pohojnë se kanë marrë premtim nga kryeministri Zaev për një hua nga niveli qendror në atë lokal një shumë prej 250 milionë euro, nga Qeveria pohojnë se vendimi final ende nuk është marrë.
“Në Qeveri ekziston mendimi në nivel të idesë që t’u ndihmohet komunave që janë në borxhe financiare. Por, në këtë moment bëhet fjalë për fazën e analizës fillestare me qëllim që të verifikohet situatat, duke përfshirë edhe shumën dhe të gjitha aspektet tjera të situatës së trashëguar”, thonë nga Qeveria.
Sipas raporteve të revizorëve, borxhi i 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit në fund të vitit 2016 ka qenë 81.8 milion euro. Asnjëra nga komunat financiarisht të paqëndrueshme nuk i ka marrë përsipër detyrimet ligjore, por kanë punuar në mënyrë jo ekonomike.
“Nga gjithsej 14 komuna me paqëndrueshmëri financiare, ose me llogari të bllokuara në vitin 2016, tek 9 prej tyre janë filluar projekte të reja kapitale, ka punësime të reja dhe avancim të punonjësve”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Të dhënat e fundit flasin se gjatë vitit 2017, 16 komuna kanë pasur llogari të bllokuara. Shkaku kryesor i pasqyrës së keqe financiare në vetëqeverisjet lokale është planifikimi i keq i buxheteve. Komunat në nivel vjetor mezi arrijnë të arkëtojnë 60-65% të të ardhurave të planifikuara./Alsat-M
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...