Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 ka shkuar në 854
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se me konfirmimin e 4 vdekjeve të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), numri i të vdekurve nga virusi në vend është rritur në 38, transmeton arbresh.info.
Në njoftimin nga ministria thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 ka shkuar në 854.
Nga ministria thonë se tre persona janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 44.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 teste. Numri i testeve në mbarë vendin arrin në 8.552.
Javën e kaluar në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masa të reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, e cila kufizon lëvizjen e lirë gjatë ditëve të punës nga ora 16:00 deri në ora 05:00 dhe gjatë fundjavave, duke filluar nga e premtja në ora 16:00 deri të hënën në ora 05:00.
Më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në territorin e gjithë vendit. /arbresh.info/.AA
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...