Pas procedurës së realizuar disiplinore nga komisioni disiplinor, Ministria e Punëve të Brendshme sot anuloi kontratën e punës për Z.Gj. në pozicionin e këshilltarit shtetëror për punë të policisë dhe kriminalistikë në kabinetin e ministrit i cili ishte emëruar në këtë pozitë gjatë qeverisë teknike, kur Naqe Çulev ishte në krye të MPB-së.
Siç thonë nga MPB, shkarkimi i është dhënë për shkak të sjelljeve të dhunshme dhe të papërshtatshme në vend publik i cili dëmtoi reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ai u soll në kundërshtim me rregullat dhe rregulloret e Ministrisë në mënyrë joprofesionale dhe joetike, pra në mënyrën që nuk i ka hije një zyrtari policor”, theksojnë nga MPB-ja dhe thotë se vendimi është marrë në përputhje me nenin 208 paragrafi 1 pika 4, 10, 14 dhe 20 të Marrëveshjes kolektive të MPB-së.
Komisioni disiplinor vendosi që më 15.07.2020 (dita kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare) rreth orës 15:30 në Tetovë, këshilltari shtetëror Z.Gj ka shkuar në vendin ku është inspektuar aksidenti i komunikacionit, ku komandantit Z.T. dhe dy zyrtarëve të tjerë të policisë i ka ofenduar, ndërsa ka tentuar ta sulmojnë Z.T.
Nga MPB shtojnë se ky akt është tregues tjetër i vendosmërisë së fortë të MPB-së për të mos pasur tolerancë për sjelljen në kundërshtim me rregullat dhe rregulloret e ministrisë.
“Policia është roje e rendit dhe qetësisë publike, kështu që MPB-ja nuk do të lejojë që një zyrtar policie të jetë iniciatori dhe aktori kryesor në përçarjen e saj. Përkundrazi, zyrtarët e policisë duhet të jenë shembullorë në sjelljen e tyre. Koha e mosndëshkimit për njerëzit në pozita të larta ka mbaruar vetëm sepse ata janë pjesë e elitës të caktuar politike. Ligjet zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët”, theksojnë nga MPB-ja.
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...