Google ADS

Maqedoni, rezultate negative për personin e fundit i cili u testua për coronavirus

18:37 | 27 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rezultatet e personit që ka arritur nga Italia, i cil u testoi në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup janë negative.

Ky është personi i fundit për të cilin priteshin rezultatet dhe për momentin nuk ka persona tjerë që po testohen, njofton Telegrafi Maqedoni.

Venko Filipçe më herët njoftoi se 50 vjeçarja e cila dje u zbulua se kishte coronaviruis është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndryshe, ministri Arbër Ademi sot ju bëri thirrje institucioneve arsimore të që rrisin nivelin e higjienës nëpër të gjitha objektet.

“Gjatë ditës së djeshme me kolegët në kuadër të MASH, kemi punuar deri vonë dhe deri tek të gjitha institucionet arsimore është dorëzuar shkresë me orientime konkrete, me udhëzime konkrete varësisht prej rrethanave momentale”, tha Ademi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme