Google ADS

Maqedoni, qytetarët paralajmërojnë protesta të tjera kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

22:15 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Shtrenjtimi i energjisë elektrike detyroi edhe këtë të premte qytetarët të protestojnë me vetura, duke kaluar Qeverinë për të arritur në destinacionin e fundit Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Qytetarët thonë se çmimet e energjisë elektrike janë astronomike dhe ata do të protestojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Pesëdhjetë për qind prej qytetarëve pasi që i kanë ndërruar rrymë-matësit paguajnë 50 apo 60 për qind më shumë dhe ne do të protestojmë seri sa të na plotësohen kushte që MEPSO dhe KRRE të dorëhiqet. Qytetarët e thjeshtë nuk mund ta përballojnë shtrenjtimin dhe ne do të protestojmë deri në realizimin e kërkesave tona.

Nga Këshilli Protestues rikujtojnë se nuk dorëhiqen nga kërkesat e njëjta dhe paralajmërojnë edhe masa më radikale nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Anulim të KRRE-së për çmimet, ulje të çmimit dhe TVSh-së nga 18 në 5 për qind, liberalizim të tregut të energjisë elektrike dhe falje të borxheve për raste sociale.

Kemi kërkesa që të merren hapa më radikale, por për shkak të pandemisë ne po organizojmë protestat me vetura, por nëse nuk dëgjohen kërkesat tona ne do t’i bllokojmë të gjitha udhëkryqet në kryeqendër.

Nga Këshilli Protestues thonë se edhe përpos kërkesave të tyre për t’u takuar me kryeministrin Zaev, një takim i tillë ende nuk është realizuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme