Qeveria e Maqedonisë informon se për shkak të nevojës për harmonizim të dokumenteve teknike, sot nuk do të arrijnë vaksinat nga Serbia.
Sjellja e vaksinave nga Vuçiqi, që ishte paraparë për sot në kalimin kufitar Tabanoc, nuk do të bëhet.
“Ju informojmë se për shkak të nevojës për të harmonizuar dokumentacionin teknik në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, ngjarja që u njoftua (11 shkurt 2021, e enjte), në vendkalimin kufitar Tabanoc shtyhet për një datë tjetër në ditët e ardhshme, për të cilën do të informojmë më tej”, thuhet në njoftimin e Qeverisë të lëshuar mbrëmë.
Vaksinat “Pfizer” që i ka siguruar Serbia për RMV-në, kanë pritur për disa javë për aprovim nga prodhuesi për të hyrë në vend. Sasia e tyre është 8000, me të cilat do të fillojë imunizimi edhe në RMV.
Përveç këtyre në Maqedoni pritet të arrijnë edhe 200 mijë doza të vaksinave kineze./Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin