Pushteti kërkon mbështetje në Kuvend për miratimin e ndryshimeve ligjore për zbatimin e masave të reja anti-kovid. Nisma zyrtare nga Qeveria tashmë ka arritur në ligjvënës.
“Si deputetë të përgjegjshëm, unë, por i ftoj edhe të gjithë deputetët e mi këtu në parlament t’i mbështesim rekomandimet dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.
“Tashmë, Qeveria ka miratuar masa të reja që do të hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të ndryshimeve ligjore në Kuvend, masa këto që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik. Gjendja me valën e re të të prekurve nga COVID-19 është tejet e vështirë, gjithçka do të varet nga vet ne se sa shpejt do të mund të stabilizojmë këtë situatë që ka prekur jo vetëm vendin tonë por të gjithë botën”, thonë nga BDI.
Opozita maqedonase vlerëson se vendi është lider në miratimin e masave por institucionet ngecin në zbatimin e tyre. Paralajmërojnë shqyrtimin e propozimeve të Qeverisë për masa të reja dhe dorëzimin e kërkesave nga ana e tyre. Opozita shqiptare fillimisht kërkon shkarkimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse.
“Partia jonë, si parti opozitare, është tërësisht e shkyçur nga analizat e gjendjes në vend. Për këtë, trupat tanë të ekspertëve në parti do të mblidhen të marrin ndonjë qëndrim dhe do të marrin masa konkrete, veçanërisht për situatën që po bëhet alarmante”, tha Dafina Stojanovska, OBRM-PDUKM.
“Patjetër, do të kërkojnë ndryshimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Të gjithë hapa tjerë do t’i tregojmë me kalimin e kohës përmes amendamenteve. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi që si shtet nuk jemi të gatshëm të përballemi me pandeminë edhe shtatë muaj pas”, pohoi Skender Rexhepi, ASH – AAA.
Qeveria i propozon Kuvendit të miratojë bartjen e obligueshme të maskave në hapësira publike dhe të mbyllura, të ndalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave në hapësira publike pas orës 22:00 dhe të ndalohet gostia e më tepër se 4 personave nga adresa të tjera banimi nëpër ahengje familjare dhe masa të tjera kufizuese. Ndryshimet do të bëhen në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse./Alsat/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...