Prodhimi industrial në janar të vitit 2020, në krahasim me janarin e vitit 2019, ka shënuar rritje prej 0.3 përqind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierës dhe nxjerrjen e gurëve në janar të vitit 2020, në krahasim me janarin e vitit 2019, shënon rritje prej 9.4 përqind, në sektorin e industrisë përpunuese shënon rritje prej 4.6 përqind, ndërsa në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar rënie prej 15.8 përqind.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në janar të vitit 2020, në krahasim me janarin e vitit 2019, shënon rritje te prodhimet intermediare, përveç energjisë për 14.9 përqind dhe prodhimeve të paqëndrueshme për konsum të gjerë për gjashtë përqind, derisa rënie shënon te energjia për 12.7 përqind, prodhime kapitale për 5.5 përqind dhe prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.4 përqind.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?