Gjendja ekonomike e subjekteve ekonomike në industrinë e prodhimit është e pafavorshme, ndërsa pritet edhe numri i të punësuarve të ulet.
Siç njofton Enti Shtetëror i Statistikës, sipas udhëheqësve të subjekteve afariste, sigurimi i prodhimtarisë me porosi në maj 2020 në krahasim me prill 2020 është e pafavorshme, pritjet për vëllimin e prodhimtarisë në tre muajt e ardhshëm janë më të pafavorshme në krahasim me muajin paraprak, ndërsa rezervat e produkteve të gatshme janë ulur.
“Vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në maj 2020 është më i pafavorshëm në krahasim me muajin paraprak, ndërsa më i pafavorshëm edhe në krahasim me majin e vitit 2019. Pritet që numri i të punësuarve të ulet. Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në maj 2020 është 65,4 për qind nga shfrytëzimi normal”, thonë nga ESHS.
Treguesi i besimit në industrinë e prodhimit në maj 2020 është ulur për tri pikë procentuale në krahasim me prillin e vitit 2020 dhe është 13, ndërsa në krahasim me majin e vitit 2019 është ulur për tetë pikë procentuale.
Ndikim më të madh ndaj kufizimit të vëllimit të prodhimtarisë kanë kërkesa e pamjaftueshme e huaj me 21,3 për qind, mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës me 18, 4 për qind, rrethina e pasigurt ekonomike me 14,6 dhe kërkesa e pamjaftueshme vendore me 12,7 për qind.
Mosekzekutimi i pagave në Viti/ Bislimi: Shqetësuese, mësimd...
Punëtorët e arsimit nga komuna e Vitisë protestojnë para Qev...
Balluku: Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike
Telekomit të Kosovës i bllokohen përsëri llogaritë nga Përmb...
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e tetorit/ Kthehet Dak...
Policia shqiptoi 1 mijë e 513 gjoba trafiku për një javë në ...