Google ADS

Maqedoni, pritet të dënohen të gjitha kompanitë që nuk u dhanë rroga të punësuarve të tyre

22:57 | 10 Gusht 2020
Arbresh.info

Lista e kompanive të cilat nuk i kanë paguar të punësuarit e tyre, por për të cilët kanë pranuar ndihmë nga shteti, tashmë është dërguar në prokurori.

Sipas të dhënave zyrtare, gjithsej 344 kompani kanë pranuar mbi 180 mijë euro të shtetit, por i kanë mbajtur për vete, edhe pse duhej t’i paguanin të punësuarit e tyre.

Numri i kompanive që nuk e kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore është 243.

Kompanitë që i futën paratë në xhep do të duhet t’i kthejnë paratë e tyre, ndërkaq do të gjobiten me para, si dhe mund të dënohen edhe me burg.

Sipas të dhënave më të reja, numri i të punësuarve që nuk i morën paratë është 800.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme