Ndikimi negativ në opinion për pasojat e mundshme nga vaksinimi, ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të fëmijëve që vaksinohet në mënyrë të rregullt, shkruan gazeta KOHA.
Nga Shtëpia e Shëndetit në Gostivar tërheqin vërejtjen që kohëve të fundit vihet re një rënie e nivelit të vaksinimit tek fëmijët. Nga atje apelojnë dhe thonë se prindërit duhet të sensibilizohen në këtë aspekt. Siç duket, qëndrimet kundër vaksinimit të shprehur në opinionin, kanë ngjallur dyshimet tek prindërit që t’i shmangen kësaj procedure e cila është e rregulluar edhe me ligj.
Dafina Bogdanovska, mjeke në shtëpinë e shëndetit në Gostivar, thotë për KOHA se prindërit duhen t’i lënë pas pasiguritë dhe frikën ndaj injeksioneve që iu bëhen fëmijëve. Vaksinimi, sipas saj është i domosdoshëm për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe efektet e vetme anësore janë skuqja dhe enjtja.
“Vaksinimi shkon mirë, mund të them vetëm mirë sepse përqindja e vaksinimit bie. Nuk e di pse po ndodh kjo propagandë nëpër rrjetet sociale por dua ta them se vaksinat janë kualitative dhe të cilësisë së lartë. Nga muaj tetor kemi filluar që të japim edhe vaksina polivalente, gjashtëvalente dhe pesëvalente të cilat janë acolare dhe japin efekte më pak të padëshirueshme, siç janë temperaturat, skuqja, e të tjera”, shprehet Dafina Bogdanovska, mjeke në shtëpinë e shëndetit në Gostivar.
Janë të shumtë prindërit që mendojnë se vaksinimi nuk i mbron fëmijët e tyre. Ata duhet të kuptojnë që në fakt vaksinat janë parandaluese. Kjo nuk do të thotë se fëmija nuk sëmuret, por e parandalon dhe mbron paraprakisht. Kështu që po të ishte shkaktare vaksina, ky raport do të shkonte paralel. Por ajo që dua të theksoj është fakti se prindërit duhen t’i lënë pas pasiguritë dhe frikën ndaj injeksioneve që iu bëhen fëmijëve. Vaksinimi është i domosdoshëm për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe efektet e vetme anësore janë skuqja dhe enjtja.
“Rastet janë të shumta, kohët e fundit madje po dëgjojmë se nuk duan t’iu bëjnë asnjë vaksinë fëmijëve. Që në muajt e parë hasemi me prindër që refuzojnë të vaksinojnë fëmijën dhe na duhet shpesh t’i marrim në telefon për t’i bindur. Vaksinimi në një anë është edhe fakultativ dhe vendosin prindërit nëse duan ta vaksinojnë fëmijën, por skepticizmi i këtyre prindërve rrezikon fëmijët e tjerë”, thotë ajo.
Indiferenca e këtyre prindërve shpesh vjen si pasojë e frikës që kanë nga përbërja e vaksinës, duke qenë se vaksina përmban merkur, ata e lidhin këtë të fundit me shkakun e autizmit. Nga studimet e shumta është vënë re se niveli i vaksinave është shumë në ulje, në vendet fqinje ashtu si dhe tek ne, ndërkohë që autizmi duhet të shkonte paralel, pra, duke rënë numri i vaksinave, duhet të binte dhe numri i fëmijëve autikë dhe në fakt shifrat janë alarmante gati 11 për qind e fëmijëve në Amerikë janë autikë.
Vaksina krijon anti-trupa që mungojnë në organizmin tonë dhe, në momentin që fëmija preket nga bakteret, këto anti-trupa aktivizohen për të luftuar sëmundjen, pra në një farë mënyre fëmija është disi i mbrojtur. Përveç rëndësisë së vaksinimit dhe llojet e tij, Bogdanovska, jep informacione dhe detaje në lidhje me vaksinimin, moshat e vaksinimit dhe kujdesin që duhet treguar ndaj fëmijëve pas injeksioneve të tilla.
Ajo thotë që vaksinimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të bëhet në kohë. Vaksinat fillojnë që kur lind fëmija. Hepatiti B dhe vaksina për tuberkulozin bëhen që në maternitet, kur fëmija lind. Ndërsa në konsultore vaksinat fillojnë që nga 2 muajt e parë të lindjes, 4 muajsh, 6 muajsh, 10 muajsh, 1 vjeç, 2 vjeç, 5 vjeç, 6 vjeç, 14 dhe 18 vjeç. “Kohët e fundit ka dalë dhe vaksina e moshës 18 vjeç, ku bëhet vaksinimi për parandalimin difterisë dhe tetanosit.
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji