Qeveria e Maqedonisë së Veriut me rekomandim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse mori vendim që ora policore të fillojë në ora 23:00, ndërsa kjo masë të vlejë deri më 15 maj.
“Nga 5 maji, e mërkurë, ndalesa për lëvizje me qëllim të mbrojtjes nga coronavirusi në vend të orës 21:00 do të fillojë në ora 23:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00 ditën e ardhshme. Masa fillon të vlejë nga 5 maji dhe do të zgjasë deri më 15 maj. Sipas ndryshimeve, objektet hotelerike do të jenë të hapura deri më 22?:30 edhe atë vetëm në pjesët e hapura”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Për shkak se këto masa vlejnë deri më 15 maj, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse kah mesi i muajit sërish do të propozojë masa edhe atë në bazë të gjendjes me coronavirusin në vend.
Ndryshe, sipas raportit javor të ISHP-së, vetëm javën e kaluar kemi pasur dyfish më shumë të shëruar se sa të infektuar, ndërsa në Maqedoni nga dita e ndjeshme filloi edhe imunizimi masiv.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030