Grupet e punës të deputetëve nga pushteti dhe opozita, në Kuvend punojnë për përpilimin e kodeksit etik për deputetët.
Kodi etik ka për qëllim që të forcojë etikën, sjelljen e deputetëve dhe të rrisë besimin në Parlament, si bartës i pushtet ligjvënës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tah se dokumenti është në versionin draft dhe nga ai pritet që Kuvendi të jetë më funksional, të vendosen normat etike, standarde dhe rregulla pa dallim kush është në pushtet ose opozitë.
Në diskutimin e sotëm ka marrë pjesë edhe ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, i cili tha se deputetët dhe përbërja parlamentare duhet vetë ta gjej mënyrën e sjelljes etike.
Kodi etik parlamentar pritet të hartohet në dialogun e “Jean Monnet” në Ohër.
Xavi Simons i Leipzig pritet të mungojë disa javë
Putin: “Topi” i bisedimeve është në anën e Ukrainës
Digjet një veturë në Ferizaj, dëmi deri në 20 mijë euro
Të paktën 7 vende kundërshtojnë anëtarësimin e Ukrainës në N...
Petkoviq: Insistova në formimin e Asociacionit
Takimet me diasporën, Rama niset drejt Nju Jorkut, logoja e ...