Sektori i biznesit i ka paralajmëruar në vazhdimësi autoritetet qeveritare se ekonomia e Maqedonisë ka marrë tatëpjetën si pasojë e politikave të gabuara, duke mos pasur lëvizje të rëndësishme strukturore në asnjë sektor të ekonomisë, thonë afaristët.
Këto reagime vijnë pasi të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave kanë nxjerrë në pah se Maqedonia në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar vetëm 0.1 për qind rritje të Bruto Prodhimit Vendor (BPV-së).
Po sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, rritja e BPV-së është e dukshme në sektorin e bujqësisë, atë të industrisë, si dhe shërbimeve, por kjo nuk arrin në asnjë mënyrë të kompensojë rënien drastike që ka shënuar sektori i ndërtimtarisë, që është mbi 37 për qind.
Menderes Kuçi, ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore për Radion Evropa e Lirë thotë se afaristët i vuajnë pasojat e mosstabilitetit politik, por mbi të gjitha, siç thotë ai, “plagë kancerogjene” paraqet mungesa e sundimit të drejtësisë.
“Pasiguria, përkatësisht lëkundjet e shpeshta në Maqedoni, mosstabiliteti politik ka ndikuar negativisht në zhvillimin e ekonomisë. Po kjo në veshin e politikanëve gjithmonë është përkthyer ndryshe: le të ndryshojë përbërja qeveritare dhe ne do të veprojmë ndryshe”.
“Por, me të hyrë në Qeveri justifikohen me atë se kriza politike i ka fajet. Një orë e më parë nevojitet stabiliteti politik duke u përqendruar në krijimin e kushteve për funksionimin e shtetit ligjor, që do të dënojë të gjithë aktorët që çuan deri te ky destabilizim”, vlerëson Kuçi.
Duke komentuar rezultat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, partia maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE, ka theksuar se alarmues është fakti se Maqedonia është radhitur e fundit në Evropë për nga rritja e Bruto Produktit Vendor./REL
Vdes burri që dyshohet se vrau dhjetë persona në Mal të Zi
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ngjarjen tragjike ...
Zëvendësimet e mundshme të Rodrit: Pesë lojtarë që mund të n...
Haradinaj dënon sulmin në New Orleans, shpreh solidaritet me...
Mjegulla anulon disa fluturime në Aeroportin e Prishtinës
Rizvanolli radhit sukseset e vitit 2024 në Ministrinë e Ekon...