Popullata në suaza botërore vazhdimisht plaket. Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë se deri në vitin 2050 njëri prej gjashtë personave do të jetë mbi 65 vjeç, për dallim prej vitit të kaluar kur 1 prej 11 personave ka qenë i moshës së njëjtë. Plakja e popullatës është edhe më e shprehur në Evropë, ku sipas të dhënave të Eurostat-it në vitin 2018 njëri prej pesë personave ka qenë i kësaj moshe, ndërsa parashikimet janë se deri në vitin 2050 vazhdimisht do të rritet shifra e personave të moshuar. Gjendja me plakjen e popullatës është e ngjashme edhe në rajon edhe në vend, ku parashikimet i përkeqëson edhe migrimi i popullatës së re të aftë për punë.
Gjendjet e këtilla, të cilat bëjnë të ditur në procesin e plakjes së popullatës, duhet të jenë në drejtimin në të cilin autoritetet në vend në periudhën e ardhshme do të duhej t’i krijojnë politikat e tyre, prej atyre për zhvillimin e shërbimeve për mbështetje të popullatës më të moshuar, siç rekomandojnë nga KB-të, deri në zhvillimin e ekonomisë, hapjen e vendeve të reja dhe mirë të paguara të punës, ristrukturim të ekonomisë, rritje të punësimit të të rinjve dhe ofrim të mundësive të barabarta për të gjithë.
Në të kundërtën, sipas analizave, vendi, në të cilin procesi ndërlikohet me migrimin e popullatës së re të aftë për punë, mund të përballet me mungesë të fuqisë punëtore, mungesë e kapaciteteve për përkujdesje sociale, si dhe shërbime jo mjaft të zhvilluara sociale. Mungesa ose ulja e numrit të të punësuarve, ndërsa rritja e numrit të pensionistëve do të krijojë probleme plotësuese në grumbullimin e mjeteve për pagesën e pensioneve.
Treguesit statistikor për lëvizjen e popullatës së re dhe të moshuar prej vitit 1994 deri në vitin 2015 në vend është konfirmim i këtij procesi, i cili është trend global botëror. Rritet numri i personave të moshuar, e vazhdimisht ulet numri i personave të sapolindur dhe të rinj.
Në vitin 1994, të moshuar mbi 65 vjeç ka pasur rreth 160 mijë, ndërsa në vitin 2015 rreth 260 mijë. Numri i të rinjve deri në moshën 14 vjeçe, nga ana tjetër, është në rënie të vazhdueshme. Në vitin 1994 numri i të rinjve është afër 500 mijë, ndërsa në vitin 2015 rreth 350 mijë, tregojnë të dhënat nga ilustrimi i Entit Shtetëror i Statistikës, i publikuar në publikimin “25 vite Maqedoni të pavarur”.
Trend i ngjashëm mund të shihet edhe nga ilustrimi i piramidës së strukturës së popullatës nga regjistrimet e realizuara në vend.
Plakja e popullatës, sipas ekspertëve, ka të bëjë me uljen e fertilitetit dhe përmirësimin e mbijetesës, gjë që e karakterizon tranzicionin demografik që është duke ndodhur në suaza botërore.
Nga Kombet e Bashkuara rekomandojnë që ashtu siç rritet mosha mesatare e popullatës, qeveritë të implementojnë politika që të mund t’u përgjigjen nevojave dhe interesave të personave më të moshuar si banim, punësim, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe forma të tjera të solidaritetit mes gjeneratave.
Shoqëritë që plaken ndikojnë në qëndrueshmërinë e sistemeve për sigurim pensional dhe social, si dhe në rritjen ekonomike në afat më të gjatë, konsiderojnë nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë.
Angell Dimitrov nga kjo organizatë shprehet se sot bota është një fshat global. Në kushte të tilla, sipas tij, ne nuk mund t’i mbajmë të rinjtë me pamflete dhe me dëshira, e as t’ua ndalojmë që të largohen.
“Mënyra e vetme për ta bërë këtë është që ta ndryshojmë strukturën e ekonomisë, ta forcojmë arsimin në mënyrë që ata të rinj të jenë sipërmarrësit e ardhshëm, të jenë kompanitë e tyre, por kompani me vlerë të lartë të shtuar, me teknologji më të lartë, që do të sigurojë pagë më të madhe. Kjo është mënyra e vetme që ne ta forcojmë standardin jetësor, për shkak se ai është rezultat i produktivitetit, ndërsa kjo varet prej dy faktorëve edhe dituria edhe nga pajisja. Nëse nuk keni kapital për të investuar në pajisje bashkëkohore për të rritur produktivitetin, ju nuk do të keni sukses në treg, do të dështoni përkundër dëshirës tuaj më të madhe për të qenë të suksesshëm”, shprehet Dimitrovi.
Konsideron se pagat duhet të jenë rezultat i rritjes reale të ekonomisë, e jo rezultat i dispozitave ligjore, meqë në atë mënyrë shumë prej kompanive mund të falimentojnë dhe të ulet numri i të punësuarve.
Nëse falimentojnë ato kompani dhe ulet numri i të punësuarve, bën të ditur Dimitrovi, atëherë SPIM-i dhe FSSHM-ja do të jenë edhe më pak para dhe nuk do të ketë pagë për pagesën e nëpunësve shtetërorë, për mirëmbajtjen e infrastrukturës.
“Prandaj shteti duhet doemos me shumë kujdes ta ndjekë këtë. Ulja e numrit të të punësuarve në industri ku krijohet vlerë e re dhe në shërbimet, në mënyrë automatike do të thotë rritje më të vogël ekonomike, që, nga ana tjetër, duhet doemos të përputhet me rënien e shpenzimeve buxhetore. Ne nuk mundemi nëse ulet numri i të punësuarve në sektorin privat, ta rrisim numrin e të punësuarve në administratën shtetërore. Prej ku do ta paguajmë këtë sektor shtetëror. Gjithashtu, shpenzimet joproduktive në sektorin publik duhet të barazohen në minimum, për shkak se deri tani kemi raste të shumta të korrupsionit, të mashtrimit të rregullave ligjore në pjesën e furnizimeve … Nëse nuk bëjmë asgjë, ne nuk do të falimentojmë për një ose dy vite, por paramendoni për 15 vite, nëse vazhdon ky trend, kush do të marrë pension dhe prej ku do ta marrë atë pension. Do të ulet numri i të punësuarve që paguajnë kontribute, ndërsa numri i të moshuarve dhe pensionistëve do të rritet”, paralajmëron Dimitrovi.
Njëra prej masave për t’u përballur me këtë problem është vendosja e procesit të plakjes aktive. Kjo, shprehen nga Organizata e punëdhënësve, është proces i përjetshëm i mbështetur në tregun inkluziv të punës dhe punësimit të qëndrueshëm. Për të arritur plakje aktive, nevojitet politikë e koordinuar arsimore dhe e punës dhe reformë e sistemeve për arsim dhe aftësim profesional, punësim të personave me aftësi të zvogëluar për punë, përmirësim të shëndetit dhe sigurisë gjatë punës./aim
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...