Maqedoni, personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit të bllokuar në shtëpi, nuk ka kush t’i testojë

17:57 | 20 Mars 2020
Arditë Shkodra

Personat që kanë simptoma të coronavirusit, ndërsa më herët kanë qenë në kontakt me tashmë të infektuarit, kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre, me temperaturë, teshtime dhe kollitje. Nga Qendra për Shëndet Publik ju thonë të paraqiten vetëm nëse kanë simptoma më serioze.

Dje ka reaguar një person, i cili për tre ditë ka qëndruar në karantinë, pas kontaktit me një të infektuar me Covid-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për 15 minuta kam provuar të telefonojë, por linja ishte e zënë. Kur më pas mu lajmëruan, ju thash se kam qenë në kontakt me të infektuar dhe i kam të gjitha simptomat e virusit, më thanë të qëndroj në shtëpi dhe të paraqitem vetëm nëse kam simptoma më serioze. I luta që të paktën të vijnë të më testojnë, pasi jetoj me të moshuar dhe të sëmurë kronik. Unë nuk kam si të dal nga shtëpia, pasi jam në karantinë. Ata të Qendrës për Shëndet Publik më thanë se do ta bëjnë këtë vetëm nëse kam përkeqësim të situatës”, tha personi për A1on.

Kur u pyetën nga gazetarët nga Qendra për Shëndet Publik, çfarë simptoma të rënda duhet të kenë të dyshuarit që ata të reagojnë, nuk u përgjigjën në mënyrë precize.

“Kemi shumë punë dhe kuadër të pamjaftueshëm, nuk mund të arrijmë të shkojmë gjithkund. Ju lutem kuptoni. Personat që kanë simptoma mund të paraqiten në numrat e telefonit kur të duan, nëse ju përkeqësohet gjendja”, thanë nga Qendra për Shëndet Publik.

Ndryshe, sipas numrit të konfirmuar, deri tani 70 persona janë regjistruar me coronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme