Google ADS

Maqedoni, paralajmërohen vaksina të reja dhe hapje të pikave të vaksinimit

19:02 | 19 Qershor 2021
A. B.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se deri në fund të këtij muaji pritet të mbërrijnë rreth 600 mijë vaksina dhe me këtë, do të përshpejtohet edhe procesi i vaksinimit i cili gjatë kësaj periudhe është i ngadalësuar.

Filipçe tha se më 28 qershor pritet të arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer” nëpërmjet mekanizmit Kovaks, ndërsa më 30 qershor pritet të arrijë edhe dërgesa prej 500 mijë vaksinave kineze.

Me këtë, siç tha ministri pritet që në periudhën që vijon të hapen edhe pikat e vaksinimit që secili qytetar të mund të pranojë vaksinën kundër coronavirusit.

“Në fund të javës së ardhshme priten këto sasi të mëdha të arrijnë, që javën që vjen të përshpejtohet dukshëm procesi i vaksinimit. Në periudhën jo më gjatë se dy javësh, të gjithë qytetarët e paraqitur të cilët presin termin, kurse ata janë rreth 180.000, do të fitojnë termin dhe do të vaksinohen, që më pas t’i hapim pikat për të gjithë ata që kanë treguar vullnet të vaksinohen”, tha Filipçe./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme