Dispozitat e Kodit zgjedhor që parashikojnë përdorimin e terminaleve për identifikimin e shenjave të gishtave si dhe pajisjeve për verifikimin e dokumenteve të identifikimit, pritet të kenë nevojë për rishikim, qartësim ose shfuqizim të tërësishëm. Procedura e sigurimit të pajisjeve përmes furnizimit publik nuk ka filluar akoma, pikërisht për shkak të këtyre paqartësive.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Dashtevski për Alsat njoftoi se pas takimit me ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, KSHZ-ja do ta ketë më të qartë nëse këto dispozita që kanë të bëjnë me këto pajisje, ashtu siç janë aktualisht, janë ose jo të zbatueshme. Pritet të definohet edhe sasia e tyre dhe mjetet e nevojshme financiare. I pari i KSHZ-së gjithsesi deklaroi se kohë për furnizim dhe për vendosjen në funksion të pajisjeve ka mjaftueshëm meqë zgjedhjet janë tetë muaj larg.
Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski fton institucionet të kryejnë detyrimet e tyre ndaj KSHZ-së për zbatimin e ligjit.
“Nëse ka ligj, ai duhet të respektohet dhe të zbatohet. Urgjentisht i ftoj institucionet kompetente të dalin në krah të KSHZ-së dhe detyrimin ligjor të dakorduar mes të gjitha partive politike parlamentare, ta operacionalizojnë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Edhe LSDM-ja duket se nuk ka hequr dorë nga vendimi për përdorimin e terminaleve të gishtave duke filluar na zgjedhjet lokale.
“Institucionet qeveritare jemi në shërbim që të gjithë të ndihmojmë të bëhet shpejt furnizimi. Fola me ministrit e Brendshëm, ata janë të përgatitur që t’i japin KSHZ-së të gjithë bazën e të dhënave, kuptohet sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe gjithçka tjetër që duhet. Sistemi është i përgatitur dhe punohet në transferimin e të dhënave informatike dhe kjo është lehtë e zbatueshme. Mjafton të sigurohen pajisjet dhe mendoj se mund të arrijmë”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.
BDI-ja nuk u përgjigjen në pyetjen, a janë për shfuqizim eventual të dispozitave ligjore për terminalet.
Ndërkaq nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa deklarohen se janë të gatshëm të mbështesin çfarëdo ndryshimesh plotësuese në Kodin zgjedhor që të mundësohet aplikimi i terminaleve për shenjat e gishtave.
“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të patjetërsueshme gjithmonë në drejtim të sigurimit të standardeve evropiane dhe demokratike të procesit zgjedhor, qofshin ato zgjedhjet lokale apo ato parlamentare. Në vijën e këtyre ndryshimeve duhet harmonizuar Kodi Zgjedhor drejt lehtësimit të krijimit të kushteve teknike për implementimin e terminaleve për regjistrimin e gjurmave të gishtërinjve me çka besojmë që kjo është një nga mënyrat e evitimit të keqpërdorimeve zgjedhore”, theksoi Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Në shkurt të vitit 2020, pak kohë para shpërndarjes së përbërjes paraprake të Kuvendit, partitë politike me konsensus miratuan ndryshime në Kodin zgjedhor në të cilat parashikohet konfirmimi i identitetit të votuesit përmes pajisjeve teknike. Nuk potencohet lloji i pajisjeve, sasia dhe as detaje të tjera.
Çështja e terminaleve për shenjat e gishtave në zgjedhje diskutohet mes grupeve të punës të partive politike për Kodin zgjedhor, takime të cilat zhvillohen jashtë vëmendjes së mediave. Mes tjerash, partitë kanë hapur edhe temën e listave të hapura në zgjedhje dhe njësitë zgjedhore. Listat e hapura pritet të zbatohen që në zgjedhjet lokale të tetorit por akoma nuk janë pjesë e Kodit zgjedhor.
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...