Pa shpallje publike janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 11 milionë eurove, tregon raporti më i ri i Qendrës për Komunikime Qytetare për periudhën janar – qershor 2020.
Kjo është për 15 përqind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
Sipas rezultateve nga monitorimi, në çdo të tretin tender është dorëzuar një ose asnjë ofertë, ndërsa çmimi më i ulët është shfrytëzuar në 96 përqind të rasteve kur si kriter ka qenë oferta më e volitshme.
“Dyshimet se aq shumë zbatim i kriterit ‘çmimi më i ulët’ vendosin në pikëpyetje efikasitetin e shpalljeve publike, janë të arsyeshme”, thonë nga QKQ, përcjell telegrafi maqedoni.
Monitorimi i shpalljeve publike zbatohet në kuadër të aktivitetit “Harxhimi publik për të mirën publike”, i mbështetur nga Projekti i USAID për pjesëmarrje qytetare.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të rritet efikasiteti i harxhimeve publike, duke zvogëluar korrupsionin dhe duke rritur transparencën.
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024
Hamza takoi veteranët e UÇK-së në Skenderaj: Ju nderojmë sot...
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur