Shkurtimi i administratës për momentin ka mbetur vetëm premtim dhe nuk dihet nga do të fillojë, sa nëpunës do të pësojnë dhe madje as nëse ky proces do të realizohet vërtetë. Rezultatet e para nga procesi i optimizimit të administratës dhe shërbimeve të institucioneve s’do të mund t’i shohim deri në fund të vitit të ardhshëm, atëherë kur pritet të përfundojë projekti për këtë qëllim i financuar nga IPA fondet.
Kryeministri Zoran Zaev në prezantimin e programit qeveritar kishte deklaruar se që në tre muajt e parë të mandatit, do të sigurohen mekanizma për reforma në administratë.
Që prej muajve të parë të mandatit, Qeveria e re do të sigurojë mekanizma për reforma strukturore në administratën publike por edhe në sundimin e ligjit përmes pastrimit të gjyqësorit dhe ndërtimit të shtetit të fuqishëm ligjor”-deklaronte kryeministri Zoran Zaev. (30.08.2020).
Akoma nuk dihet se për cilat mekanizma konkretisht e ka pasur fjalën kryeministri. Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për Alsat thonë se gjatë këtyre tre muajve kanë bërë mjaftë. Shumë nga proceset për të cilat flasin thuhet se janë në zhvillim e sipër. Megjithatë nuk dihet se kur qytetarët do të mund të shikojnë frutat e para të digjitalizimit dhe modernizimit të administratës.
… po bëjmë … integrimin e shërbimeve për qytetarët në platformën nacionale për e-shërbime,
Poashtu po e zhvillojmë lidhjen e regjistrit me shumë institucione publike dhe private të cilët marrin të dhëna për qytetarët.
MSHIA është në zhvillim e sipër të sistemit të ri për menaxhim me resurset njerëzore, të cilin do ta përdorin qindra institucione publike, e poashtu është në proces të zhvillimit të sistemit për menaxhim me dokumentet elektronikë,
MSHIA po punon drejt zgjidhjeve për identitetit elektronik për qytetarët tone.
Ministria e Shoqërisë informatike thotë se zhvillohen intervistimin nëpër institucionet shtetërore dhe si rezultate, Drafti i parë i strukturës së re organizative të organeve shtetërore pritet nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm./Alsat/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...