OBRM-PDUKM-ja sot nëpërmjet deputetit Vllatko Gjorçev ka shpalosur kandidaturat për kryetar të komunave Ohër dhe Novo Sellës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Mitre Milloshevski për Ohër është ideali pasi ai është mjek dhe të gjithë e njohin. Zgjedhjet në Ohër për ne janë shumë të rëndësishme dhe për këtë deri në zgjedhje kandidati jonë do të jetë përfaqësues i politikave tona. Dy vitet e kaluara, Ohri ka qenë i harruar nga pushteti qendror. Nikollço Stoillkov do të jetë kandidati jonë për komunën e Novo Sellës. Ai është magjistër dhe i punësuar në Doganat e shtetit dhe për këtë ne duam t’i japim fund skandaleve në këtë komunë” tha Gjorçev.
Gjorçev gjithashtu foli edhe për gjendjen e shtetit, të cilën e quajti si katastrofale.
Ai tha se Komiteti qendror i partisë do të duhet që në mënyrë plotësuese do të vendos edhe për kandidat në komunën e Dibrës.
Përndryshe, komuna e Ohrit, Novosellës dhe Dibrës do të duhet të zgjedhin kryetar të komunës në ditën e zgjedhjeve presidenciale, pra më 21 prill.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit