Ekipet mjekësore nga sot do të zbatojnë vaksinimin në terren në shkollat e mesme dhe fillore. Vaksinimi në terren vijon pas shpalljes së epidemisë së fruthit në gjithë shtetin.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Shëndetësisë dhe me të vërtetë bëhet fjalë për gjendje alarmante”, tha ministri Arbër Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai njoftoi se po kërkohet zgjidhje ligjore që edhe në Ligjin për arsim fillor, gjatë regjistrimit në shkollat fillore duhet të jepet dëshmi se vaksinat janë marrë.
Ministri thotë se në këtë drejtim do të jenë zgjidhjet ligjore, ligjet dhe aktet nënligjore, por gjendja me fruthin, siç tha ai mbetet alarmante.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në shkollë dhe as në çerdhe ndërsa para tre ditëve Komisioni për sëmundje infektive shpalli epideminë e fruthit në gjithë territorin e shtetit./Telegrafi/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...