Maqedoni, nesër do të dihet se si do të jetë ora policore gjatë fundjavës, të shtunën vendoset për hapjen e kafeneve

19:17 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipç sot tha se “në mbledhjen e nesërme të Komisioni për Sëmundje Infektive do të përfshihet edhe Shtabi i Krizës, ku do të vendoset për orën policore gjatë fundjavës”.

Ai tha se zbutjen e masave restriktive, hapjen e kafeneve, restoranteve dhe bizneseve do të vendoset të shtunën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Jozyrtarisht pritet që kafenetë dhe restorantet të punojnë deri në ora 18:00 ndërsa maskat do të jenë të obligueshme për hapësirat e mbyllura dhe hapësirat e hapura ku nuk mund të mbahet largësia trupore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme