Për shkak të frikës nga reagimet alergjike gjatë vaksinimit kundër Kovid-19, pacientët që kanë pasur shok anafilaktik nuk duhet të vaksinohen me këtë lloj të vaksinës, thotë mjeku nga Klinika për pulmologji, Dejan Dokiq. Shpjegon se ky shok shkaktohet si rezultat i reagimit alergjik i cili mund të cenojë jetën deri në atë shkallë që të intervenohet me adrenalinë ose epinefrin me qëllim që të shpëtohet jeta e personit.
“Ky shok shkaktohet si rezultat i reagimit alergjik qoftë nga medikamentet, më së shpeshti nga penicelini, mund të jetë nga pickimi i insekteve ose nëse ka reagim alergjik nga ndonjë medikamenti tjetër përveç se penicelinit, pjesë përbërëse e vaksinave, d.m.th. nëse pacienti paraprakisht ka marrë vaksina dhe ka reaguar me reagim alergjik, por nuk ka qenë çfarëdo lloj reagimi por shok, ku kemi rënie të shtypjes që është gjendje e cila e vendos në rrezik jetën, shpesh sjell skuqje në trup, ngufatje në formë të astmës, ënje e buzëve dhe mbulim me djersë të ftohta”, tha Dejan Dokiq – Drejtor i Klinikës për Pulmologji.
Sipas Dokiq, pacientë të tillë ka shumë pak, ndërsa të gjithë të tjerë që kanë alergji ose pickim nga insekte ndërsa të cilëve nuk u nevojitej adrenalin, mund të vaksinohen.
“Të gjithë që janë alergjikë në grimca të polenit, pluhur, myk, mund të vaksinohen, ata që kanë alergji në barna të tjera apo ushqime, po ashtu mund të vaksinohen”, shtoi Dejan Dokiq – Drejtor i Klinikës për Pulmologji.
Të dhënat më të reja statistikore nga qendra për kontroll të sëmundjeve dhe parandalim në SHBA-të, në një milion e thuajse 900 pacientë të vaksinuar, sipas Dokiq, 21 prej tyre kishin shok anafilaktik, ndërsa ajo që është e rëndësishme është se asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar me pasoja fatale. Ai rekomandon, të gjithë ata që kanë çfarëdolloj alergjie të qëndrojnë 30 minuta në vendin ku do ta marrin vaksinën për shkak se 71% nga të gjitha reagime alergjike nga vaksinimi kanë ndodhur në 15 minutat e para, ndërsa 29% prej reagimeve të tjera paraqiten në 30 minutat e para./TV21/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...