Kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se ‘nNë rast të ritjes së numrit të të infekturave me virusin COVID-19, përsëri do të kemi masa kufizuese.
Spasovski ju bëri apel qyetarëve të respektojnë masat për mbajtjen e pajisjeve mbrotjëse, mbajtjen e largësisë dhe respektimin e protokolleve që i jep Komisioni për Sëmundje Infektive, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot mund të konstatojmë se janë përmbushur kushtet që t’i zvogëlojmë masat kufizuese që nuk i vendosëm ne si Qeveri e as Komisioni për Sëmundje Infektive”, tha Spasovski.
Ai tha se qytetarët tashmë e dinë se çfarë ndodhë nëse kemi rritje të numrit të të infektuarve.
“Rritja e numrit të të infektuarve do të thotë përsëri masa kufizuese, përsëri probleme serioze i i kishim deri tani dhe për këtë shkak ju bëjmë apel të gjithëve t’i respektojmë masat që janë ende në fuqi, si mbajtja e pajsijeve mrojtëse, mbajtja e largësisë fizike dhe sjellja sipas protokolleve që i ejp komisioni”, tha Spasovski.
Ngritet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar
Trepça sonte kërkon fitoren e parë në Fiba Europe Cup
Osmani përmbyll vizitën në New York
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti trag...
Champions League vazhdon edhe sonte, kryendeshja në Spanjë
Obama befason turmën në mitingun e Harris, bën rap me këngën...