Ethet e fushatës kanë përfshirë partitë politike në Maqedoni, për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, të parat e organizuara në vend pas krijimit mes shumë vështirësish të qeverisë së re të koalicionit.
“LSDM-ja e gjen sërish veten duke luftuar për votat e zgjedhësve shqiptarë, – thotë “Deutsche Welle”. – Por të njëjtën gjë po bën ndërkohë edhe VMRO-DPMNE-ja e Nikola Gruevskit. Retorika e kësaj të fundit është zbutur tej mase, e ka nisur t’i përmendë gjerësisht shqiptarët dhe të drejtat e tyre themelore”.
Lidhja Social-Demokrate vazhdon të shprehet e angazhuar ndaj një shoqërie për të gjithë dhe pretendon që këtë koncept ta zhvillojë në partneritet me BDI-në e Ali Ahmetit, me të cilën është në koalicion qeveritar.
“Ne duam që idenë tonë për jetën në Maqedoni, apo një shoqëri për të gjithë, ta zhvillojmë edhe në nivelin lokal. Ne ofrojmë zgjidhjet më të mira, si në nivel kandidatësh, ashtu edhe sa i takon programit. Si partnerë qeveritarë do ta mbështesim njëri-tjetrin në disa komuna”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Partia e tij ka nxjerrë edhe kandidatë shqiptarë në disa prej komunave, ku shënoi rezultat të mirë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit.
Gruevski, nga ana tjetër, këmbëngul se oferta e VMRO-së, përkushtimi, përgjegjësia dhe dija do të jenë përgjigjja më e mirë për kaosin dhe pasigurinë që ka shkaktuar – sipas tij, – LSDM-ja.
Fushata elektorale për zgjedhjet e 15 tetorit zgjat 20 ditë. Në garë për drejtimin e 80 komunave dhe Shkupit, si njësi e veçantë e pushtetit lokal, marrin pjesë 19 parti politike dhe koalicione, si dhe disa lista të kandidatëve të pavarur për këshilltarë komunalë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...