Google ADS

Maqedoni, në covid-qendrat janë hospitalizuar gjithsej 1.376

17:39 | 9 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat covid në spitalet e vendit është raportuar se trajtohen 890 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 73 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 59 pacientë.

Në repartin infektiv në Tetovë ka 45 pacientë, në Veles trajtohen 69 të sëmurë, ndërsa Kumanovë 117 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrat kovid në Ohër ka 115 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 119 në qendrën kovid në Gostivar 64, ndërsa në Strugë 37 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 80 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 20, Kavadar 51, në Gjevgjeli 16 persona, ndërsa në Dibër shtatë pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 1.376 dhe ka rreth 160 shtretër të lirë spitali në qendrat kovid.

Gjatë ditës, bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme