16 komuna me popullatë rome kanë fituar 3 milionë denarë nga Ministria e Pushtetit Lokal, për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në kuadër të planeve aksionale të përgatitura paraprakisht.
“Mund të them se me rishikimin e buxhetit janë ndarë 7 milionë denarë për ndërtim të shtëpive të improvizuara në Komunën e Koçanit. Do të ndërtohen 24 njësi banuese. Projekti kapë shumën 23 milionë denarë dhe do të zhvillohet në disa faza”, tha Muzafer Bajram, ministër pa resor.
Kryetari i Komunës Shuto Orizarë, Kurto Dudush tha se romët janë të diskriminuar në shumë sfera. Sipas tij, investimet për këtë popullatë duhet të jenë të vazhdueshme dhe me fonde më të larta.
“Të shpresojmë se vitin e ardhshëm do të kemi më shumë mjete me qëllim që këto plane aksionale të realizohen në tërësi dhe jo në faza. Edhe romët janë të barabartë me të tjerët dhe meritojnë trajtim të njëjtë”, u shpreh Kurto Dudush.
Ndër komunat që kanë fituar këto mjete janë: Prilepi, Kumanova, Çairi, Manastiri, Dibra dhe Tetova. Pushteti lokal premton që kjo shumë vitin e ardhshëm të rritet në 10 milion denarë.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...