Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi për shtyp thotë se me vëmendje po ndjek rastin e vdekjes së lehonës Dëbora Xhambazi nga Kërçova, gjatë momentit të lindjes, dy ditë më parë.
“Në drejtim të informimit të tërësishëm dhe transparent të opinionit, është formuar komision nga persona profesionistë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Insektorati i Shëndetësisë për të vërtetuar rrethanat e ngjarjes.”, thuhët në kumtesën e këtij institucioni.
31-vjeçarja ndërroi jetë gjatë ditës së enjte, në Spitalin privat Sante Plus, gjatë lindjes me prerje cezariane të fëmijës së parë të saj. Besohet se shkak për vdekjen kanë qenë komplikimet që i kanë shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Foshnja mashkull gjendet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe gjendja e tij është e rëndë./Telegrafi
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut