Qeveria ka udhëzuar Ministrinë e Brendshme dhe inspektorët të kryejnë kontrolle të intensifikuara në zonat me një numër të madh të pacientëve të rinj nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e sotme të 63-të lidhur me parandalimin e futjes dhe përhapjes së coronavirusit COVID-19, Qeveria konkludoi se kontrollet dhe monitorimet e intensifikuara duhet të futen në zonat e shënjestruara të Qytetit të Shkupit dhe komunat e Shkupit, pastaj në komunat përreth Shkupit të Haraçinës, Studeniçanit, Ilindenit, Petrovecit dhe Zhelenikovës, si dhe në komunat e Kumanovës, Likovës, Shtipit dhe Karbincit, komunave të Tetovës, Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc, ku janë regjistruar një numër i madh i qytetarëve të infektuar.
“Sipas këtij përfundimi, propozimi për të vendosur masa kufizuese do të rishqyrtohet nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Në këtë drejtim, Qeveria udhëzoi Ministrinë e Brendshme, Këshillin e Inspektimit dhe Policinë Financiare të përgatisin plane veprimi të veçanta për kontrollin dhe parandalimin e devijimit të masave mbrojtëse, si dhe të sanksionim të çdo mosrespektim të masave të miratuara”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Nga atje shtojnë se çdo shkelje e dispozitave të vendimit të izolimit do të sanksionohet me karantinë shtetërore.
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar