Maqedoni, mjekët nuk morën paga më të larta prej pesë përqind për muajin shtator

19:17 | 10 Tetor 2019
Arbresh.info

Nuk ka pasur rritje të pagave të punonjësve në shëndetësi prej 5 përqind për muajin shtator, siç ishte deklaruar më herët. Shumë mjek sot ishin të zhgënjyer kur panë se nuk pati rritje të pagave të tyre në shtator.

“Nuk ka rritje të pagave të punonjësve të shëndetësisë edhe pse ata e kishin paralajmëruar. Ishim në kontabilitet, ku na thanë që rritja prej 5 përqind vlen vetëm për administratën. Të gjithë mjekët jemi të befasuar”, tha njëri nga mjekët për “Nova”.

Mjekët thonë se rritja e pagave për muajin shtator e kishte konfirmuar edhe nga kryeministri Zaev, i cili postoi në faqen e tij në Facebook se sektori i shëndetësisë, ai social, arsimi, policia, mbrojtja dhe i gjithë sektori publik do të marrin një rritje prej 5 përqind të pagës së shtatorit.

Nga Sindikata e Qendrës Klinike thotë se vendimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë ishte keqë paraqitur sepse ato as nuk ishin dakorduar dhe kështu keqinterpretuar nga profesionistë të shëndetit.

“Nuk u ra dakord për një rritje prej 5 përqind të punonjësve shëndetësorë, por vetëm për administratën që nuk mori një rritje pagash në janar”, kryetari i Sindikatës Klinike, Goran Begoviq./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme