Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sërish do të ligjërojë në Fakultetin Juridik në Shkup.
Deskoska deri tani ishte ministre në qeverinë e Zoran Zaevit në Arsim dhe Shkencë dhe më pas ministre e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dita e fundit në Ministrinë e Drejtësisë falënderoj të gjithë punonjësit të cilët punuan dhe investuan në reforma në fushën e drejtësisë. Me dijen dhe entuziazmin e tyre kontribuuan për vlerësimet pozitive që i kishim dhe mundësuan hapjen e bisedimeve me BE-në”, tha mes tjerash Deskoska.
Ndryshe, Renata Deskoska po ashtu është anëtare e Komisionit të Venedikut si përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut.
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...