Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, nga Kovid-19 kanë vdekur 1600 persona, që është për 6.6 herë më pak se numri i personave që kanë vdekur nga sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut në vitin 2019 (10.586).
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se vitin e kaluar – nga neoplazmat malinje (kanceri) kanë vdekur 3785 njerëz, që është për 2.3 herë më shumë se nga Kovid-19. Statistika e njëjtë tregon se nga diabeti vitin e kaluar kanë ndërruar jetë 948 persona, apo 1.6 herë më pak sesa nga Kovid-19 sivjet
Të dhëna zyrtare për shkaqet e vdekjes për vitin 2020 ende nuk ka, ndërsa nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë se këto të dhëna do të dalin madje në qershor të vitit 2021. Për këtë arsye, tani për tani është e pamundur të bëhet një krahasim i tërësishëm për vdekjen nga Kovid-19 dhe proporcionin e saktë të numrave. E pamundshme është edhe analiza e kompletuar e lidhjes me vitin e kaluar, duke patur parasysh se koronavirusi në Maqedoni është paraqitur në muajin mars të vitit 2020, ndërsa viti ende nuk ka mbaruar.
Sipas statistikave të disponueshme deri më tani, nuk ka ndryshime të mëdha në numra sa i përket vdekshmërisë totale mbi bazë vjetore. Për shembull, në tremujorin e dytë (prill, maj, qershor) të vitit 2018, 4592 njerëz vdiqën, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishte 4915 vdekje, dhe këtë vit në të njëjtën periudhë janë 5064 vdekje, që është 149 më shumë se vitin e kaluar. Megjithatë, në këtë rast duhet të merret parasysh fakti se këtë vit – numri i vdekjeve nga Kovid-19 në vend u rrit në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020, ndërsa të dhëna zyrtare për mortalitetin gjatë kësaj periudhe nuk ka.
Nga ajo që tashmë dihet është se vdekjet nga Kovid-19 janë shumë më të ulëta sesa numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, pasi kjo normë vazhdon të jetë në krye të listës për nga arsyet e vdekjeve. Kështu, vitin e kaluar kanë ndërruar jetë 20.446 qytetarë, ndërsa gjysma apo 10.586 kanë vdekur nga sëmundjet e zemrës. Me përqindje, vdekjet nga virusi Kovid-19, nëse lidhim numrat e të infektuarve me të vdekurit, del që vdekjet nga koronavirusi arrijnë në 2.8 për qind. Kjo do të thotë se nga 57.541 të infektuar në Maqedoni, nga korona kanë ndërruar jetë 1600 qytetarë, raporton KOHA.
Megjithatë, trishtuese është që kjo përqindje është më e larta në rajon bashkë me Bosnjë e Hercegovinën ku shkalla e vdekjeve nga Kovid-19 ka arritur në 2.9 për qind. Në Shqipëri, shkala e vdekjeve nga korona është 2.1, në Serbi 1 për qind, në Bullgari 2.5, në Kroaci 1.3, në Slloveni 1.7, ndërsa në Mal të Zi 1.4 për qind të vdekur krahasuar me numrin e të infektuarve.
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...