Ministria e Drejtësisë njofton se me Ligjin e ri për kamata dhe riprogramim të borxheve dhe harxhimeve të personave fizik, që dje u miratua në Kuvend, 10 milionë euro borxhe të qytetarëve do të shlyhen.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, me këtë ligj do të fshihen kamatat e gjitha lëndëve që janë bërë deri më 31.12.2017, nga ana e ndërmarrjeve publike dhe shtetërore, ose organeve shtetërore dhe institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë ligj parashihet riprogramimi i borxheve, gjegjësisht pagesa e borxheve të bëhet në këste. Sa më i madh borxhi, aq më i madh do të jetë afati për pagesë, gjegjësisht do të paguhet në më shumë këste.
“Në lidhje me riprogramimin me zgjidhjen e re ligjore propozohet që pagesa e borxhit kryesor dhe shpenzimet në proceset gjyqësore para gjykatës, noteri dhe përmbaruesi, të bëhet në këste mujore, në varësi të shumës së borxhit dhe kostove. Kreditorët që janë në pronësi shtetërore ose publike, në zbatim të këtij ligji, janë të detyruar që brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të shkruajnë plotësisht interesin dhe të riprogramojnë borxhin kryesor dhe shpenzimet”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Ligji i cili u votua dje, do të hyjë në fuqi në ditën e kur do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë së Veriut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...