Gjatë javës së kaluar (prej 22 deri 28 janar) në Maqedoni janë regjistruar 1085 persona të sëmurë nga gripi, që është rritje prej 70 për qind, në krahasim me një javë paraprake, ku ishin regjistruar 673 persona.
Në krahasim me sezonin e kaluar kur u regjistruan 1919 raste të gripit, ka ulje për 9 për qind të numrit të të prekurve nga gripi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rastet e regjistruara këtë javë, për herë të parë gjatë sezonit është mbi kufirin mesatar nga të prekurit e gripit, gjegjësisht është arritur kufiri për hyrje në sezonin e gripit.
Këtë javë numri më i madh i të prekurve nga gripi (292 persona) janë paraqitur nga rajoni i Gostivarit./Telegrafi
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para