Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev thotë se MPB në vazhdimësi po ndërmerr masa kontrolluese për të parë se sa respektohen vendimet qeveritare lidhur me menaxhimin me pandeminë e COVID-19.
“Nga policët deri tani janë konstatuar 6.404 shkelje të mosmbajtjes së maskës prej të cilëve 641 janë vetëm të ditës së fundit”, shkruan ministri Çulev në ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shton se në koordinim me Inspektoratin Shtetëror janë kontrolluar edhe 776 objekte dhe janë evidentuar 7 objekte që nuk kanë respektuar vendimet qeveritare.
Gjatë ditës së djeshme poashtu 435 personave u është dhënë vendim për izolim, kurse 75 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Policët poashtu kanë kontrolluar edhe personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe janë evidentuar dy persona që nuk kanë respektuar këto masa. Në karantinë shtetërore momentalisht ndodhen 123 persona.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...