Google ADS

Maqedoni: Kuvendi e përfundoi debatin për ligjin për tokën bujqësore

17:14 | 1 Prill 2022
L G

Deputetët e përfunduan debatin e përgjithshëm për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën bujqësore në lexim të parë. Propozim ligji është dhënë në përpunim të mëtutjeshëm, ndërsa votimi do të caktohet në mënyrë shtesë. Kjo ishte edhe pika e fundit nga seanca e 30-të kuvendore.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Zdravko Trajkovski, duke folur për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën bujqësore, tha se toka cilësore nuk duhet të shndërrohet në tokë ndërtimore.

Ai thotë se nuk ka asgjë kundër që në mënyrë urbanistike zgjerohen qytetet, por paralajmëron se nuk duhet të vijmë në situatë që tokën më të mirë bujqësore ta shndërrojmë në tokë ndërtimore.

Trajanov propozon që Ministria e Bujqësisë të vendos në njëfarë mënyre veto nëse kërkohet tokë e caktuar cilësore bujqësore që të shndërrohet në tokë ndërtimore.

Pas përfundimit të debatit të përgjithshëm për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën bujqësore, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski për sot e ndërpreu punën e Kuvendit, Seancat për javën e ardhshme do të caktohen në mënyrë shtesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme