Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev se së shpejti do i njoftoj krerët e shtetit për fazën përfundimtare të negociatave, nga Qeveria ende nuk bëhet e ditur koha konkrete se kur do të ndodh kjo.
“Siç deklaroi kryeministri Zaev në fazën përfundimtare të negociatave nga pala maqedonase janë prezantuar më shumë opsione për zgjidhje të mundshme, por për një prej tyre është vërtetuar se ndoshta do të jetë e pranueshme për të dy palët. Nuk do të ketë komente të mëtejshme sepse fillimisht duhet të informohet lideri i VMRO-DPMNE, presidenti i shtetit dhe liderët tjerë, që do të ndodh shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Gjatë ditës është përfolur se emri i ri i Maqedonisë do të jetë “Maqedonia e Ilindenit” por që ende nuk ka asgjë zyrtare pasi që gjithcka pritet të qartësohet të shtunën në takimin e lidërëve të thirrur nga kryeministri, Zoran Zaev ku do të marrin pjesë liderët politik dhe shtetëror./Alsat-M
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...