Maqedoni: Kompanitë që nuk kanë përfituar kredi pa kamatë, të aplikojnë për linjën e re

19:00 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Të gjitha kompanitë që kanë aplikuar për linjën e kredisë Covid 1, i kanë plotësuar kushtet, por nuk kanë marrë kredi pa interes, duhet të përgatiten të aplikojnë për linjën e dytë, Covid 2, tha drejtori i Bankës për Zhvillim të Maqedonisë, Kire Naumov. Për linjën Covid 1 u siguruan 5.7 milion euro janë, por drejtori Naumov tha se kompanitë kishin treguar interes të madh me çka është tejkaluar atë shumë.

Me linjën Covid 2, sigurohen 8 milion euro, para për të cilat mund të aplikojnë kompani nga të gjitha industritë.

“Unë do të doja të dërgoja një mesazh për kompanitë që aplikuan për Covid 1, dhe nuk ishin në listën e aktiviteteve për të cilat ishte e lidhur kjo thirrje publike, të përdorin këtë mundësi dhe të aplikojnë për Covid 2. Kompanitë që aplikuan javën e kaluar ose dhjetë ditët e fundit për Covid 1, gjithashtu të përgatisë dhe të aplikojë për linjën e ri”, tha drejtori Naumov.

Linja Covid 1 ishte e destinuar për sektorët më të prekur, gjegjësisht kompanitë që merren me turizëm, furnizim ushqimi dhe transport.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme