Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se personat të cilët janë në karantinë shtetërore dhe të cilët gjatë fundjavës duhet të largohen, zyrtarëve policore duhet t’u dorëzojnë emër dhe mbiemër të personit që duhet t’i marrë, si dhe të dhëna për automjetin e tij.
“Personat e vendosur në karantinë shtetërore, ndërsa të cilët duhet të largohen nga karantina shtetërore gjatë fundjavës, kur lëvizja është e kufizuar, ose nga qytetet ku ka kufizim të lëvizjes gjatë gjithë javës, do të merren në pyetje nga një zyrtar policie për emrin dhe mbiemrin e personit dhe të dhënat e automjetit që do të vijë për ta kryer transportin. Policët kanë lista në baza ditore cili qytetar largohet nga karantina shtetërore dhe ata e paralajmërojnë personin dhe automjetin që do të vijë pas tyre”, theksohet në njoftimin e MPB-së.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...