Dje rreth orës 14:00 në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është denoncuar se në bulevardin “Aradhet partizane” një veturë “Opel Astra” me targa të Shkupit, e vozitur nga G.B. (61) nga Shkupi është përplasur me një biçikletë të drejtuar nga B.B (36) nga Shkupi.
Nga aksidenti lëndime të rënda trupore ka marrë çiklisti i cili me veturën e njëjtë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shatori” ku i është ofruar ndihma mjekësore. Policia njofton se punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Gjithashtu dje rreth orës 18:20 në polici është denoncuar se në udhëkryqin “Jane Sandaski” dhe rruga “23 Tetori” një veturë e tipit “mercedes” me targa të Shkupit, e vozitur nga S.Gj. (70) nga Shkupi, e ka goditur një biçikletë të drejtuar nga A.R. (27) nga Shkupi. Nga aksidenti çiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me veturën e njëjtë është dërguar në Spitalin “Shën Naum Ohridski” ku i është ofruar ndihma mjekësore. Policia njofton se është kryer ekspertizë në vendngjarje, transmeton Portalb.mk.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë