Vazhdon të bie interesimi për vaksinim, në bazë ditore nuk kalojnë më shumë se 500 qytetarë, të cilët marrin dozën e parë në gjithë vendin.
Nga 3 deri 5 mijë vaksina aq sa jepen në ditë, janë të përfshirë qytetarët me dozën e dytë dhe e tretë. Vetëm 35% e popullsisë është plotësisht e imunizuar, me gjithë se synimi i autoriteteve ishte që deri në vjeshtë të arrihet në 70%.
Kjo situatë ka ngritur alarmin në Institutin e Shëndetit Publik, ku nga e hëna përveç motivimit do të përdorin dhe detyrimin për vaksinim.
“Ne si Institut për Shëndet Publik kemi sjell një rekomandim, edhe pse vaksinimi këtu është arritur 95%, askush nuk mund të hyjnë në ndërtesë të ISHP-së nëse nuk është i vaksinuar dhe si kusht që për të punuar duhet të bëj test PCR apo në çdo 72 orë test të shpejtë”, tha Shaban Mehmeti, drejtor i ISHP.
Drejtori Shaban Mehmeti, që është anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive tha se do të propozoj në mbledhjen e ardhshme që kjo masë të zbatohet në gjithë vendin. Për të mos cenuar të drejtën ligjore për vetëvendosje, ai tha se kushdo që refuzon vaksinimin testimet duhet t’i paguajnë nga xhepi i tyre.
“KSI në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë duhet të merr vendim sa i takon vaksinimit dhe pranisë në punë të personave që punojnë në sektorin publik apo privat. Kjo do të jetë një nga format e mbrojtjes nga kovidi dhe stimulimit për vaksinimi. Të gjithë të punësuarit në administratën publike, institucionet shëndetësore dhe organet tjera duhet të kenë dëshmi se janë të vaksinuar”, theksoi Shaban Mehmeti, drejtor i ISHP.
Prej fillimit të dhënies së dozës së tretë vetëm 5.666 shtetas kanë shprehur vullnetin për ta marr atë. E parë në syrin kritik të ish-ministrit të Shëndetësisë Danillovski, iniciativa për dozën e tretë ka dështuar.
“Doza e tretë doli të jetë çështje е pa rëndësishme për gjitha ata që kanë marr dy doza në një periudhë të caktuat kur do nisin të zhduken anti trupat. Pas 6 muaj të marrjes së Pfizer nuk ka antitrupa dhe vaksinat kineze për dyfish më pak kohë. Çdo herë kur të ulen anti trupat nevojitet një booster dozë përforcuese”, pohoi Dragan Danillovski, ish ministër i Shëndetësisë.
Autoritetet shëndetësore nuk planifikojnë aplikimin e modelit si në shtetet Perëndimore që të sëmurit pa vaksinimi shpenzimet e kurimit nga virusi korona t’i mbulojnë privatisht. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë nga 6 gushti deri më 20 tetor 74% e rasteve pozitive u shfaqen tek personat e pa vaksinuar. Edhe më i thellë është bilanci i të shtuarve në spital, pacientë të cilët nuk janë imunizuar me asnjë dozë anti kovid. Analizat tregojnë se në këtë periudhë vdekshmëria te të pa vaksinuarit ka qenë 83% e pacientëve, të cilët kanë ndërruar jetë kanë pasur imunitet të dobët natyror./alsat
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...