Maqedoni, hidhet shorti për zgjedhjet lokale

13:19 | 25 Mars 2019
V. S.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka hedhur shortin për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tre komuna: Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.

Në zgjedhjet lokale në këto komuna Aleanca për Shqiptarët do të garojë me numrin rendor 2, Lëvizja Besa me numrin 6, LSDM me numrin 7, BDI me numrin 1, OQM me numrin 4 dhe OBRM-PDUKM me numrin 5, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në zgjedhjet lokale në Dibër do të garojnë Hekuran Duka nga BDI dhe Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët, i cili mbështetet edhe nga Lëvizja Besa.

Në Komunën e Novo Sellës do të garojnë Nikolla Andonov nga LSDM dhe Nikollço Stoilkov nga OBRM-PDUKM. Kurse në Komunën e Ohrit në garë janë Nihail Trendafilov-Nançe nga Unioni Demokratik Qytetar, Mire Milloshoski nga OBRM-PDUKM, Konstatin Georgievski nga LSDM, Stevçe Stevkovski nga Demokratët dhe Xhemal Mena nga Lëvizja Besa.

Zgjedhjet lokale në Dibër, Novo Sellë dhe Ohër do të mbahen më 21 prill, së bashku me zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme