Të gjithë ngrenë supet, askush nuk sqaron se prej ku dhe nëse Gjykata Kushtetuese ka buxhet për t’i dhënë 500 euro shtesë secilit gjykatës veç e veç. Megjithëse pyetëm në Ministrinë e Financave në detaje, mbi çfarë norme dhe mbi çfarë baze do të gjenden para për këto shtesa, ata dërguan këtë përgjigje:
“Gjykata Kushtetuese, si organ i veçantë kushtetues, ka një buxhet që administron dhe përgjigjet në mënyrë të pavarur”, njoftojnë nga Ministria e Financave.
Të gjitha institucionet kompetente nuk kanë asnjë përgjigje nëse ekziston bazë ligjore kushtetuese për të paguar këto shtesa. As Qeveria, as Ministritë e Drejtësisë dhe Financave nuk kanë përgjigje konkrete se si Rregullorja e Procedurës së Gjykatës u bë Ligj i shpallur në Gazetën Zyrtare. Në vend që të shpjegonte, Gjykata Kushtetuese vendosi të përballet me mediat.
“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati është ende i pakapshëm për gazetarët, pasi dje kritikoi se qëndrim nga gjykata është kërkuar pas njoftimit se kanë ndarë shtesë të pagës prej 35%. Megjithatë, heshtja nga gjykata vazhdoi edhe sot”.
Nga Kushtetuesja nuk sqarojnë pse nuk ka zgjidhje ligjore për shtesat e pagave, por ato ndahen përmes Rregullores. Mbetet e paqartë pse një gjykatës kushtetues merr pagë 2000 euro nga paratë publike në kohë të krizës shëndetësore dhe ekonomike. Sipas Sindikatës së administratës gjyqësore, gjykatësit kushtetues me shtesat e pagave përmes Rregullores së Punës të gjykatës shkelin ligjin. Sipas sindikatës, paga rregullohet me ligj ose me marrëveshje kolektive.
“Për ne është i pabazë pohimi i Gjykatës kushtetuese se shtesa të rrogave mund të përcaktohen edhe me rregullore pune. Sindikata është absolutisht kundër mënyrës së këtillë të veprimit të Gjykatës Kushtetuese”, thonë nga Sindikata e SPOGJ.
Edhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit e cila e ndjek veprimin e Gjykatësve kushtetues, u prononcua se përmes Rregullores së punës nuk paguhen shtesa të rrogës./Alsat/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...