Gripi sezonal ngadalë ngadalë po shuhet ndërsa fruthi po zgjerohet, njoftojnë nga Instituti për shëndet publik. Fruthi është prezent në 19 qytete të Maqedonisë së Veriut, ndërsa epidemi aktive të fruthit ka në gjashtë rajone shëndetësore, në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gjevgjeli, Kërçovë dhe Strugë.
“Fruthi po zgjerohet jashtë Shkupit, dhe janë përfshirë më shumë qytete. Ka gjashtë vende ku janë shpallur epidemi, por u shfaqën edhe në qytete tjera, ku edhe pse nuk është shpallur epidemi, kemi raste të fruthit. Shumica e rasteve të reja nuk janë lidhur me rastet e Shkupit. Ka të sëmurë në Kumanovë, Tetovë, Strugë, Gjevgjeli, Dibër, Gostivar, Veles, Kërçovë, Koçani, Shtip dhe në tetë qytete tjera ku kanë nga një rast, dhe 1-2 raste në Shën Nikolla, Vinica, Kriva Pallanka dhe Radovish. Numrat e personave të sëmurë gjatë javës së kaluar do t’i publikojmë sot”, tha mjeku Vlladimir Mikiq nga Instituti për shëndet publik për “A1on”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas raportit të fundit të këtij instituti, nga java e kaluar numri i të sëmurëve nga frithi prej fillimi të epidemisë në janar është 835, ndërsa për të njëjtën periudhë 3 fëmijë humbën jetën.
Nga ky institut thonë se për dallim nga fruthi, virusi i gripit po shuhet. Mikiq thotë se javën e kaluar janë regjistruar 40% raste më pak se sa java paraprake.
“Numri i të sëmurëve nga gripi më në fund u ul”, tha Mikiq duke se këtë javë ka pasur 238 raste të paraqitura të gripit dhe se nuk janë regjistruar raste të vdekjes.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...