Sipas të dhënave të fundit nga Fondi i Sigurimit Pensional, gjysma e pensionisteve në vendin tonë marrin pension deri në 14.000 denarë. Ndërsa pensioni mesatar arrin shifrën 15.854 denarë. Rreth 21 për qind e pensionistëve marrin pension prej 14 deri në 18 mijë denarë. Ndërsa më shumë se kjo shumë marrin afër 29 për qind e tyre. Derisa pensionistët vazhdimisht ankohen për të ardhurat e tyre të ulëta.
Pensionistët thonë se çmimet e produkteve ushqimore dhe kostoja e jetës është rritur ndërsa pensionet kanë mbetur aty apo janë rritur me një përqindje qesharake. Elmiu nga Shkupi ka deklaruar se çmimet dhe kostoja e jetës janë rritur shumë më shumë se të ardhurat gjatë vitit të fundit. Gjysma e pensionit zakonisht shkon për blerjen e barnave dhe gjysma tjetër mbetet për produkte tjera elementare”, pohoi ai. Sipas tij, për një numër të madh të pensionisteve, pensioni nuk ju mjafton as për të ngrënë e lëre më për diçka më shumë. Ish-kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Dragi Argirovski, ka deklaruar se shumica e pensionistëve jetojnë në skaj të ekzistencës.
“Vendi ynë ka rreth 70.000 pensionist që marrin 10.000 denarë – pension dhe ekzistenca e tyre është në rrezik. Të paktën 50 për qind e pensionit të tyre shkon për barna dhe mjekim. Derisa 3000 denarë shkojnë për shpenzime të shërbimeve tjera dhe u mbesin vetëm rreth 2000 denarë”, tha Argirovski duke shtuar se rritja e pensioneve në përputhje me koston e jetës nuk është e mjaftueshme.
“E duhura është që pensionet të rriten në përputhje me pagën mesatare dhe atë minimale. Sipas të gjitha normave evropiane, pensionet duhet të kenë së paku 60 për qind të pagës mesatare. Pra, niveli i standardit të pensionistëve ka rënë dhe kostoja e jetës është rritur”, shton Argirovski. Nga ana tjetër, paga mesatare neto është 28.540 denarë. Nëse pensioni më i ulët do të ishte 60 për qind e pagës mesatare, atëherë do të duhet të ishte rreth 17.000 denarë. Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se është marrë vendim për ta ndryshuar metodologjinë e përllogaritjes së pensioneve.
Sipas tij, nga një janari i vitit të ardhshëm pensionet do të rriten në përputhje me rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë dhe në përputhje me rritjen e pagave mesatare. Pra çdo 1 janar dhe çdo 1 korrik do të kemi rritje të pensioneve.
Ndryshe, pensionet rriten sipas kostos së jetesës. Rritja e fundit ishte për 1.2 për qind, pra për gati 100 denarë. Sipas llojeve të pensioni kemi pension familjar, invalidor, i pleqërisë, bujqësor dhe ushtarak. Derisa mesatarisht pensioni më i ulët është ai bujqësor dhe më i lartë është ai ushtarak. Numri i përgjithshëm i pensionistëve në gusht ishte 325.637. Gjatë muajit gusht numri i pensionistëve të rinj u rrit me 2168. Ndërsa numri i pensionistëve të vdekur ishte 1491. (koha.mk
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...